Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i degës së kësaj partie në Gjilan, Lutfi Haziri, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit dhe tensioneve në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Haziri ka kritikuar mendësinë politike të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ka theksuar se LDK-ja i rikthehet pragmatizmit të saj tradicional për t’i hapur rrugë proceseve të reja politike në vend.
Deklersta e plotë e Hazirit:”E patë qysh n’pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Republikës në zallamahi!
Salla plenare e Kuvendit të Republikës nuk bën të kthehet në han ku vlojnë sharjet e thirrjet për vrasje.
Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë dhe me ata hapin dyer për sharje e thirrje për vrasje!
Gjithçka për Republikën🇽🇰. LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetnor për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e Qeverisë.
Por, mos e harroni se mendësinë parti-shtet e kemi rrënu moti kohë. Kemi qenë përherë besë e shpresë për Republikën.
Pas dy vitesh, LDK i rikthehet pragmatizmit, ajo që tradicionalisht e ka karakterizu partinë që inicoi e shkaktoi procese, për ta realizu andrrën e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.
Kur ofrohesh për bashkëpunim e nuk të pranohet, atëherë jemi shtyrë në shkaktim të proceseve të reja. Proceseve politike e jo zgjedhore.”
