SPORT/ Shkolla e Futbollit SC Gjilani beson te kuadrot e dëshmuara

Shkolla e Futbollit SC Gjilani po vazhdon me hapa të sigurt konsolidimin dhe organizimin e kategorive të reja, duke ia besuar punën e brezit të ri një stafi të përkushtuar dhe me përgatitje profesionale.

​Për gjeneratat më të reja, përkatësisht grupmoshat U7, U9 dhe U11, klubi ka caktuar trajnerët e njohur: Mr. Sc. Alban Nevzati, trajnerin e licencuar Leutrim Arifi, si dhe trajneren e licencuar Elsa Rrusta.

​Përveç punës me më të vegjlit, trajneri Alban Nevzati do të ketë nën menaxhim edhe ekipën U15.

Nevzati ka dëshmuar prej kohësh cilësitë e tij si një punëtor i palodhur dhe njohës i shkëlqyer i lojës së futbollit, duke korrur rezultate pozitive pikërisht me këtë grupmoshë.

Detajet e stërvitjeve për muajin gusht:

Çdo të martë, të enjte dhe të shtunë në orën 09:00, fusha sportive “Andi”.

Zhvillimi i talentëve të rinj përmes punës, disiplinës dhe përkushtimit profesional

​Nga Shkolla e Futbollit SC Gjilani bëjnë thirrje se dyert janë të hapura për të gjithë fëmijët që dëshirojnë t’i bashkohen klubit dhe të bëhen pjesë e strukturave të tij, me moton për të ndërtuar sot futbollistët e së ardhmes.

Shpërndaj me të tjerët