Shabani pret në takim drejtorin e Tregut, Bajram Isufi: Konfirmohet përkushtimi për shërbime më të mira ndaj qytetarëve
Drejtori i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, ka pritë sot në një takim zyrtar Drejtorin e Tregut të kësaj komune, Bajram Isufin.
Gjatë këtij takimi u vendos theksi te bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet të dyja drejtorive, si një dëshmi e punës së përbashkët, koordinimit të vazhdueshëm dhe përkushtimit për të ngritur cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve gjilanas.
Drejtuesit e të dy institucioneve lokale konfirmuan se do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm të punës dhe bashkëpunimit dypalësh, gjithmonë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të Komunës së Gjilanit.
