Në moshën 55-vjeçare ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), Shaban Isufi, nga fshati Uglar i Komunës së Gjilanit. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët dhe bashkëluftëtarët e tij.
Ndarja e tij e hershme nga jeta ka prekur thellë familjen, miqtë dhe shokët e idealit, të cilët e kujtojnë atë me respekt të lartë për kontributin dhe përkushtimin e tij.
Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të bëhet ditën e shtunë, më 22 gusht 2026, në ora 13:00 (pas namazit të drekës), në varrezat e fshatit Uglar të Gjilanit.
Ngushëllime të sinqerta familjes Isufi, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë farefisit!
