LOKALE/Banorët e Llashticës marrin një tjetër iniciativë vullnetare për rrethimin e varrezave

Banorët e fshatit Llashticë të Gjilanit kanë nisur një tjetër aksion vullnetar në shërbim të komunitetit. Këtë herë, iniciativa ka të bëjë me rrethimin e varrezave mbi fshat, një projekt që përfshin lagjet e kësaj zone, por ku janë të mirëseardhur të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

​Njëri nga organizatorët e këtij aksioni, Zija Ramadani, ka bërë të ditur se hapat e parë tashmë janë ndërmarrë dhe se mbledhja e mjeteve financiare po vijon me sukses. Sipas tij, përpjekja mbështetet nga kontributet e banorëve dhe bashkatdhetarëve, ndërsa e gjithë e ecuria e projektit po zhvillohet me transparencë të plotë.

​Shuma e grumbulluar deri më tani ka arritur në afër 1.000 euro, ndërsa kostoja përfundimtare e rrethimit do të përcaktohet në bazë të mjeteve që do të mblidhen në ditët në vijim.

​Organizatorët njoftojnë se aksioni vullnetar vazhdon dhe ftojnë të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e kësaj nisme komunitare.

Shpërndaj me të tjerët