SPORT/Oltion Bilalli shpallet Ylli i Javës në Albi Mall Superligë

Sulmuesi anësor i Gjilanit, Oltion Bilalli, është përzgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së dytë në elitën e futbollit kosovar, duke marrë çmimin Ylli i Javës.

​Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e këtij çmimi tradicional për lojtarët më të dalluar të çdo xhiroje.

Vlerësimi për këtë javë është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

​Bilalli ishte protagonisti kryesor në fitoren 0:2 të Gjilanit si mysafir kundër Llapit, ku me dy golat e tij i siguroi skuadrës pikët e plota.

​Teksti i plotë nga FFK:

​Ylli i Javës – Xhiro 2

​Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon edhe në edicionin 2026/27 me ndarjen e çmimit tradicional Ylli i Javës, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

​Pas ndeshjeve të xhiros së dytë, ky çmim i është ndarë futbollistit të SC Gjilani, Oltion Bilalli, i cili u dallua me paraqitjen e tij në përballjen ndaj KF Llapi.

​Bilalli ishte personazhi kryesor i skuadrës së tij, teksa fitorja e Gjilanit mban vulën e tij. Me dy gola të shënuar, ai ishte vendimtar në triumfin 0:2 ndaj Llapit, duke i siguruar skuadrës së tij pikët e plota.

​Vlerësimi për çmimin Ylli i Javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Shpërndaj me të tjerët