Pas një pritjeje të gjatë, ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Kokaj të Gjilanit, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Ky investim pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe jetesën e banorëve të kësaj zone brezi kufitar.
Vendimi dhe nisja e punimeve është pritur me kënaqësi nga komuniteti lokal, ku një nga banorët e fshatit ka shprehur falënderimin e tij publikisht:
„Pas shumë pritjeve dhe sabrit vjen edhe shpërblimi. Sot filloi asfaltimi në fshatin Kokaj dhe zonën kufitare Kosovë-Serbi. Le ta gëzojmë të gjithë, një falënderim për komunën dhe kryetarin Alban Hyseni. Respekt!“
