LOKALE/Zhegra falënderon bashkatdhetarin Rexhep Aliu për donacionin e pajisjes për mirëmbajtjen e rrugëve

Këshilli i Fshatit Zhegër falënderon bashkatdhetarin Rexhep Aliu për donacionin e pajisjes për mirëmbajtjen e rrugëve

​Këshilli i Fshatit Zhegër, në emër të kryetarit Qahil Halili, drejtorit të NPL “Tregu” Bajram Isufi, këshilltarit komunal Muhadin Haziri, si dhe të gjithë banorëve të fshatit, ka shprehur një falënderim publik dhe mirënjohje të thellë për bashkatdhetarin Rexhep Aliu, i cili i ka dhuruar komunitetit një pajisje donacion për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

​Përfaqësuesit e fshatit e kanë vlerësuar lart këtë gjest, duke e cilësuar si një kontribut të çmuar dhe dëshmi të dashurisë e përkushtimit të vazhdueshëm ndaj vendlindjes.

Faleminderit, Rexhë, për ndihmën dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme për komunitetin e Zhegrës. Kontributi juaj vlerësohet shumë dhe është shembull i shkëlqyer i kujdesit për vendlindjen,” thuhet në mesazhin e mirënjohjes nga Këshilli i Fshatit.

Ky donacion do të ndihmojë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës dhe mbajtjen e ambientit të pastër në fshatin Zhegër.

Shpërndaj me të tjerët