POLITIKË/Pasi LDK reagoi për arsimin në Gjilan, reagon asambleistja e AAK-së: “Çka ka ndodhur dje nuk harrohet sot”

Reagimi i fundit i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan lidhur me procesin e rekrutimit të mësimdhënësve ka nxitur reagimin e asambleistes nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardita Ukshini.

​Përmes një deklarate, Ukshini ka ironizuar me qëndrimet e LDK-së dhe thirrjet e tyre drejtuar kandidatëve për të mos heshtur ndaj parregullsive potenciale.

​Ajo ka rikujtuar periudhën kur LDK udhëhiqte me komunën, duke ngritur pyetje mbi veprimet e tyre të kaluara në sektorin e arsimit.

​“LDK në Gjilan paska reaguar për konkursin e fundit dhe po u bëjnë thirrje kandidatëve mos me hesht për padrejtësitë. Mirë shumë, të nderuar! Po një pyetje: a po ju kujtohen padrejtësitë që i keni bërë ju dikur? Sot po kërkoni që njerëzit të mos heshtin. Edhe atëherë duhej të flisnit për drejtësi e meritë”, ka deklaruar ajo.

​Më tej, asambleistja e AAK-së ka theksuar se qytetarët e Gjilanit nuk i harrojnë veprimet politike të asnjë subjekti.

​“Qytetari i Gjilanit ka memorie. Çka ka ndodhë dje, nuk harrohet sot. E çka po ndodh sot, nuk ka me u harru nesër”, ka përfunduar Ukshini.

Shpërndaj me të tjerët