SPORT/KV Drita përforcohet me volejbollistën turke Eylül Boztepe

Ekipi i volejbollit të femrave KV Drita vazhdon të forcojë radhët e veta për sfidat e ardhshme sportive.

Klubi gjilanas ka arritur të sigurojë shërbimet e volejbollistes 20-vjeçare nga Turqia, Eylül BOZTEPE.

​Boztepe, e cila luan në pozitën e sulmueses së jashtme (pranuese/sulmuese), shquhet për gjatësinë e saj mbresëlënëse prej 191 cm, çka do t’i japë një përparësi të madhe ekipit si në fazën e sulmit, ashtu edhe në atë të bllokut.

​Pavarësisht moshës së saj të re, volejbollistja turke vjen me një përvojë të vlefshme nga nënkampionati turk, një nga kampionatet më cilësore dhe më rivalizuese të volejbollit në Evropë.

​Me ardhjen e Eylül Boztepe, KV Drita fiton një vlerë të shtuar në përbërje dhe rrit pretendimet e saj për të dominuar në garat vendore e ndërkombëtare.

Shpërndaj me të tjerët