SPORT/Klubi i Xhudos „Gjilani” kthehet me 5 medalje nga turneu ndërkombëtar „Akademik Open 2026”

Klubi i Xhudos „Gjilani” shënoi një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke u kthyer nga turneu i fuqishëm „Akademik Open 2026” me një korrje të jashtëzakonshme prej pesë medaljesh: një të artë dhe katër të argjendta.

​Në këtë përballje sfiduese, sportistët gjilanas treguan përgatitje të lartë teknike, karakter fitues dhe disiplinë të hekurt në tatami, duke e lartësuar denjësisht emrin e klubit dhe të qytetit.

​Suksesin më të madh e shënoi Elisa, e cila u stolisi me medaljen e artë , ndërsa paraqitje shkëlqyese patën edhe Agnesa , Belkiza , Rilindi  dhe Luani , të cilët fituan nga një medalje të argjendtë.

​Përfaqësuesit e klubit shprehën përgëzimet më të përzemërta për xhudistët dhe trupën e trajnerëve për punën e palodhshme, përkushtimin e madh dhe këtë përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Shpërndaj me të tjerët