KULTURË/Aktorja nga Gjilani Adriana Matoshi shpallet “Aktorja më e mirë shqiptare” në Festivalin Kombëtar të Filmit

Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e saj artistike duke u shpërblyer me çmimin “Aktorja më e mirë shqiptare” në Festivalin Kombëtar të Filmit Shqiptar.

​Triumfi i saj erdhi si rezultat i interpretimit brilant në filmin “Luna Park”, një projekt kinematografik që po përfaqëson denjësisht kinematografinë shqiptare edhe në rrugëtimin e tij drejt çmimeve prestiogjioze “Oscar”.

​Lidhur me këtë arritje ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili e ka cilësuar aktoren si një aset të çmueshëm për qytetin.

​”Krenari për Gjilanin tonë! Aktorja jonë e jashtëzakonshme Adriana Matoshi ka shkëlqyer sërish. Ky vlerësim i madh i takon interpretimit të saj brilant në filmin ‘Luna Park’. Urime të përzemërta Adrianës dhe suksese të pafundme në projektet e radhës!”, është shprehur Hyseni në urimin e tij.

Shpërndaj me të tjerët