Luftëtari i UÇK-së, Asllan Asllani Daku, i cili shërbeu si ushtar në Zonën Operative të Llapit e më pas edhe në atë të Karadakut, i ka dërguar një urim emocionues ish-komandantit të tij, Ahmet Isufi, me rastin e 65-vjetorit të lindjes.
Përmes një mesazhi me emocione të veçanta, Asllani ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e paçmueshëm të Isufit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Rruga juaj e përkushtimit ndaj lirisë së Kosovës ka nisur që nga periudha e protestave të viteve ’80 dhe ka vazhduar me përkushtim të palëkundur deri në vitet më të lavdishme të historisë sonë të re. Kontributi juaj si Komandant i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së dhe më pas si një ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, mbetet pjesë e rëndësishme e rrugëtimit historik të vendit tonë,” ka shkruar Asllani.
Në urimin e tij, ai ka nënkuptuar se veprimtaria dhe përkushtimi për atdhenë nuk përfundojnë me një përvjetor, ndërsa i ka uruar Isufit jetë të gjatë e të shëndetshme.
“Sot, në këtë përvjetor të veçantë, 65-vjetori ju gjen me një jetë të pasur me përkushtim, sakrificë dhe kontribut për Kosovën. Ju uroj nga zemra edhe shumë vite të tjera të jetës, të shëndetshme e të lumtura. Gëzuar 65-vjetorin, Komandant! Shëndet, lumturi dhe respekt të përjetshëm për ju dhe familjen tuaj!”, ka përmbyllur urimin e tij Asllan Asllani Daku.
