Gjilan, 2 tetor 2026 – Me rastin e “Tetorit Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan u bën thirrje të gjitha grave që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të kryejnë kontrollin e mamografisë.
Mjekët rikujtojnë se zbulimi i hershëm dhe diagnostikimi i rregullt shpëtojnë jetë. Të gjitha të interesuarat mund të caktojnë terminin e tyre duke telefonuar në numrin 044 194 094, apo duke u paraqitur drejtpërdrejt pranë QKMF-së në Gjilan, nga ora 08:00 deri në 14:00.
Mos e shtyni kontrollin — kujdesuni për shëndetin tuaj!
