Alban Shahiqi, aktor i njohur i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, është caktuar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të këtij institucioni kulturor, me vendim të Kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe me propozim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Përmes një njoftimi zyrtar nga Teatri i Qytetit të Gjilanit, bëhet e ditur se në këtë detyrë të re, Shahiqi do të angazhohet në vazhdimin e punës administrative e artistike të institucionit, zhvillimin e projekteve të reja skenike si dhe forcimin e rolit të teatrit në jetën kulturore të qytetit dhe më gjerë.
Me këtë rast, kolektivi i teatrit i ka uruar Shahiqit suksese në detyrën e re dhe punë të mbarë në përmbushjen e kësaj përgjegjësie zyrtare. / dita24h /
