Gjatë këtij takimi, Dekanja e Fakultetit, znj. Afërdita Ibrahimi, i njoftoi studentët me strukturën e studimeve, organizimin e ligjëratave dhe ushtrimeve, obligimet akademike, vijueshmërinë, procesin e paraqitjes së provimeve, si dhe çështje të tjera me rëndësi për ecurinë e tyre studimore.
Në fokus të veçantë ishte komunikimi institucional dhe përdorimi i platformave universitare, përfshirë emailin zyrtar, sistemin për menaxhimin e studentëve dhe qasjen në materialet mësimore e njoftimet akademike.
Studentët u udhëzuan po ashtu mbi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm, punës praktike, realizimit të projekteve dhe respektimit të afateve.
Përveç ecurisë mësimore, u prezantuan edhe mundësitë që ofron Fakulteti, si përfshirja në projekte, trajnime, gara, mobilitet akademik dhe bashkëpunime me industrinë e teknologjisë.
Takimi u përmbyll me një bashkëbisedim të hapur ku studentët parashtruan pyetje dhe morën sqarime për të gjitha çështjet me interes.
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike konfirmoi përkushtimin për krijimin e një mjedisi mbështetës, bashkëpunues dhe cilësor për të gjithë studentët.
Njoftohen studentët se për oraret e ligjëratave, konsultimeve, provimeve dhe informata të tjera administrative mund të vizitojnë faqen zyrtare të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UKZ. / dita24h /
