Sot do t’u jepet lamtumira e fundit vëlla e motër, të cilët u vranë para dy ditëve në Livoç të Ulët të Gjilanit.
Kështu kanë njoftuar familjarët e të ndjerëve, të cilët kanë bërë të ditur detajet e ceremoniës së varrimit.
NJOFTIM MORTOR:
Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët se janë ndarë nga jeta motër e vëlla:
EGZON BUGUJEVCI
NAFIJE BUGUJEVCI
Varrimi i të ndjerëve do të bëhet sot, më 11 tetor 2026 (e diel), në ora 15:40, në Xhaminë e Pozheranit.
Në këto momente të rënda pikëllimi, ndajmë dhimbjen me familjen Bugujevci dhe të gjithë të afërmit.
Zoti i shpërbleftë me Xhenet dhe familjes u dhëntë sabër e forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Të pikëlluar: Familja Bugujevci.
U prehshin në paqen dhe mëshirën e Zotit.
