PARASHIKIMI MOTIT/Diell, ngritje temperaturash dhe ditët kur pritet shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për javën 19–23 tetor 2026.

Gjatë kësaj periudhe do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat do të mbeten relativisht të buta për këtë periudhë të vitit.

​Java starton me mot me diell dhe vranësira të lehta. Ditën e hënë temperaturat minimale do të jenë mjaft të ftohta, duke lëvizur nga 1°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 19°C.

Të martën dhe të mërkurën do të ketë ngritje të lehtë të temperaturave, me maksimalet që do të kapin vlerat nga 16°C deri në 21°C.

​Kthesa e motit pritet nga gjysma e dytë e javës. Të enjten dhe të premten parashihet shtim i vranësirave të cilat në disa zona të vendit do të sjellin reshje shiu.

Ditën e premte do të ketë edhe një rënie të lehtë të temperaturave maksimale, të cilat do të lëvizin mes 14°C dhe 17°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi të ulët deri mesatare.

​Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme, me orët e mëngjesit që kërkojnë veshje më të ngrohta.

Reshjet e pritshme të shiut do të jenë mirëseardhëse për tokën dhe punët sezonale bujqësore.

Shpërndaj me të tjerët