VOLEJBOLL/Drita me bilanc të simetrisë, katër ndeshje – katër fitore në Superligë

Drita me bilanc të simetrisë: Katër ndeshje, katër fitore në Superligë

​Në kuadër të xhiros së 4-të në Superligën A te femrat, Drita ka triumfuar pastër 3-0 ndaj Prishtina Elite, me rezultatin sipas seteve 25:11, 25:16 dhe 25:20.

​Volejbollistet e Dritës nga Gjilani kanë vazhduar dominimin e tyre absolut, duke regjistruar fitoren e katërt nga katër ndeshje të zhvilluara këtë edicion.

Bardhëkaltërat e Gjilanit ruajnë kështu bilancin e përsosur me pikë të plota pas katër xhirove të para të kampionatit, duke konfirmuar edhe një herë synimet e qarta për kreun e tabelës.

​Në anën tjetër, skuadra e Prishtina Elite vazhdon të kërkojë pikët e para në elitën e volejbollit kosovar, ku po paraqitet për herë të parë në histori të klubit./ dita24 /

Shpërndaj me të tjerët