Gjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga një mot me vranësira të shpeshta, intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.
Java nis të hënën me mot kryesisht të vranët, riga shiu dhe me mjegull në orët e mëngjesit, ku temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 11°C.
Të martën priten vranësira të shpërndara dhe më shumë diell, me ngritje të lehtë të temperaturave maksimale deri në 14°C.
Gjatë ditës së mërkurë, moti do të jetë i vranët me intervale dielli, por vende-vende mund të ketë sërish riga shiu, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 15°C.
Nga e enjtea pritet rritje më e theksuar e temperaturave, të cilat do të kapin maksimumin prej 19°C nën ndikimin e vranësirave dhe me diell.
Java do të mbyllet të premten me mot të vranët, vende-vende me shi dhe me temperatura që do të luhaten nga 4 deri në 19°C.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të ndryshueshme, ku lagështia dhe mëngjeset e ftohta mund të ndikojnë te personat e ndjeshëm, ndërsa për bujqësinë reshjet do të jenë të favorshme për ruajtjen e lagështisë në tokë.
