MOTI/Çfarë duhet të dini për temperaturat dhe reshjet këtë javë në Kosovë

​Gjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga një mot me vranësira të shpeshta, intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.

​Java nis të hënën me mot kryesisht të vranët, riga shiu dhe me mjegull në orët e mëngjesit, ku temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 11°C.

Të martën priten vranësira të shpërndara dhe më shumë diell, me ngritje të lehtë të temperaturave maksimale deri në 14°C.

​Gjatë ditës së mërkurë, moti do të jetë i vranët me intervale dielli, por vende-vende mund të ketë sërish riga shiu, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 15°C.

Nga e enjtea pritet rritje më e theksuar e temperaturave, të cilat do të kapin maksimumin prej 19°C nën ndikimin e vranësirave dhe me diell.

Java do të mbyllet të premten me mot të vranët, vende-vende me shi dhe me temperatura që do të luhaten nga 4 deri në 19°C.

​Kushtet biometeorologjike do të jenë të ndryshueshme, ku lagështia dhe mëngjeset e ftohta mund të ndikojnë te personat e ndjeshëm, ndërsa për bujqësinë reshjet do të jenë të favorshme për ruajtjen e lagështisë në tokë.

Shpërndaj me të tjerët