Sipas të dhënave të ASK, 73 burra në Kosovë quhen Nëntor.
Nëntori simbolizon Pavarësinë dhe Flamurin Kombëtar.
Po kaq ishin edhe vitin e kaluar. Interesant fakti se nga viti i kaluar nuk është pagëzuar asnjë fëmijë me këtë emër domethënës.
Numri më i madh i qytetarëve me emrin Nëntor gjendet në Gjakovë – 18 persona, Prishtina – 16, Prizren – 8 e kështu me radhë.
Më tej renditen Gjilani dhe Peja me nga 5 banorë, Gllogoci dhe Rahoveci me nga 4, ndërsa Suhareka dhe Malisheva kanë nga 3 persona me këtë emër.
Qytetet tjera ku ky emër është i pranishëm janë Mitrovica – 2, Istogu, Skenderaj, Shtime, Ferizaj dhe Vushtrria – nga një qytetar që mban emrin Nëntor.
Po ashtu, 5 gra në Kosovë mbajnë emrin Nëntore – 2 në Prizren, 2 në Suharekë dhe një në Istog./Mediafokus
