Gjendet shëndosh e mirë maturanti nga Gjilani, Xhengiz Hyzeiri

Maturanti nga Gjilani, Xhengiz Hyzeiri, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 2 janari, është gjetur shëndosh e mirë në Prishtinë.
Lajmi është mirëpritur nga familjarët, miqtë dhe qytetarët e shumtë që kishin shprehur shqetësim dhe interesim për fatin e tij gjatë ditëve të fundit.
Fatmirësisht, Xhengiz Hyzeiri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe rasti tashmë konsiderohet i mbyllur.

Edhe policia e konfirmoi se është gjetur.

I njëjti aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan falënderon mediat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin, informacionet e ofruara dhe përkrahjen e treguar gjatë kërkimit, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zbardhjen e këtij rast.
Shpërndaj me të tjerët