Gjatë pesë ditëve në vijim parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.
Në orët e mëngjesit do të ketë ngrica dhe mjegull, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar për pjesëmarrësit në trafik.
Të enjten priten riga shiu, ndërsa në viset malore edhe fjolla bore.
Temperaturat do të mbesin të ulëta, sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje.
E hënë
- Mot i vranët me intervale me diell
- Ngrica në gjithë territorin
- Temperaturat minimale: -9°C deri -7°C
- Temperaturat maksimale: -1°C deri 3°C
- Era: veriperëndim 1–3 m/s
E martë
- Mot i vranët me intervale me diell
- Mjegull dhe ngrica në mëngjes
- Temperaturat minimale: -9°C deri -7°C
- Temperaturat maksimale: 1°C deri 5°C
- Era: veriperëndim 1–4 m/s
E mërkurë
- Kryesisht me vranësira
- Ngrica dhe mjegull në mëngjes
- Temperaturat minimale: -8°C deri -5°C
- Temperaturat maksimale: 1°C deri 4°C
- Era: juglindje 1–8 m/s
E enjte
- Mot i vranët, vende-vende me riga shiu
- Në zona malore: fjolla bore
- Temperaturat minimale: -3°C deri -1°C
- Temperaturat maksimale: 3°C deri 5°C
- Era: juglindje 1–5 m/s
E premte
- Mot kryesisht i vranët
- Temperaturat minimale: -2°C deri 1°C
- Temperaturat maksimale: 3°C deri 7°C
- Era: e lehtë deri mesatare nga juglindja

