Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional (KEVP), në kuadër të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK), ka miratuar akreditimin e aktivitetit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) të organizuar nga QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” – Gjilan.
Ky aktivitet, pjesë e planit vjetor të EVP-së, do të zhvillohet nga 24 shkurt deri më 17 dhjetor 2026.
Sipas vendimit të KEVP-së: 3 pikë për pjesëmarrësit aktivë 2 pikë për pjesëmarrësit pasivë
Ky hap i rëndësishëm synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë profesionale të stafit shëndetësor, duke garantuar standarde më të larta të shërbimit për qytetarët.

