Gjilani ndalet nga Drenica, humb 1:0 dhe lëshon rastin për fitoren e katërt radhazi
SC Gjilani ka humbur minimalisht me rezultat 1:0 ndaj KF Drenica, duke humbur kështu mundësinë për të regjistruar fitoren e katërt radhazi në kampionat.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 22-të, nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij që rezultoi vendimtar deri në fund të ndeshjes.
Edhe pse Gjilani krijoi disa raste për shënim gjatë ndeshjes, futbollistët e kësaj skuadre nuk arritën të gjejnë rrugën e golit për të barazuar rezultatin.
Me këtë humbje, Gjilani bën një hap prapa në renditje, ndërsa për Drenicën kjo fitore përfaqëson tre pikë shumë të vlefshme në garën për mbijetesë në kampionat.

