Ramadani: E kemi analizuar Gjilanin, derbin duhet ta fitojmë
Sulmuesi kryesor i Dritës, Florent Ramadani, ka folur para derbit lokal ndaj Gjilanit, duke theksuar se skuadra është e përgatitur maksimalisht për këtë përballje të rëndësishme.
Ai u shpreh se ekipi ka bërë analizën e kundërshtarit dhe njeh mjaft mirë disa nga lojtarët e Gjilanit, çka sipas tij e ndihmon Dritën në përgatitjet për ndeshjen.
“E kemi analizuar lojën e Gjilanit dhe i njohim disa prej lojtarëve të tyre. Jemi të përgatitur dhe të motivuar për këtë sfidë,” ka deklaruar Ramadani.
Sipas tij, rëndësia e derbit është e madhe dhe Drita synon vetëm fitoren.
“Është derbi lokal dhe duhet ta fitojmë. Jemi shumë të përgatitur psikikisht dhe të motivuar për të dhënë maksimumin në fushë,” përfundoi ai.
