Gjilani drejt një politike të re për bursat studentore

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Jeton Rexhepi, ka zhvilluar sot një takim kyç me shefat e grupeve parlamentare të subjekteve politike në nivel komunal.

Tema qendrore e këtij takimi ishte gjetja e një zgjidhjeje afatgjate dhe të drejtë për ndarjen e bursave studentore.

Gjatë bashkëbisedimit, u diskutua nevoja për kriteret që sigurojnë transparencë dhe mbështetje meritore për studentët e dalluar të komunës sonë.

Rexhepi dhe përfaqësuesit politikë shkëmbyen ide mbi format e financimit dhe kategoritë që duhet të përfshihen në thirrjet e ardhshme.

Ky takim u përmbyll me një dakordim të plotë mes palëve për të nisur hartimin e një politike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Ky koordinim ndërmjet ekzekutivit dhe grupeve parlamentare shihet si një hap i rëndësishëm për të garantuar që procesi i bursave të jetë i depolitizuar dhe plotësisht në shërbim të rinisë studentore gjilanase.

 

Shpërndaj me të tjerët