Raiffeisen Superliga A – Meshkujt
Play-Off | Gjysmëfinalja 2
Drita 3-1 Ferizaj
25/21, 26/28, 25/20, 25/20
Pas fitores së Ferizajt në ndeshjen e parë, Drita është revanshuar në përballjen e dytë të gjysmëfinales, duke barazuar serinë dhe duke siguruar zhvillimin e ndeshjes së tretë vendimtare për finalen.
Skuadra gjilanase nisi më mirë takimin duke fituar setin e parë, ndërsa Ferizaj reagoi fuqishëm në setin e dytë, të cilin e fitoi pas një lufte të fortë me rezultat 26-28.
Megjithatë, Drita riktheu kontrollin në dy setet e radhës, duke treguar siguri në momentet vendimtare dhe duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 3-1.
Tashmë gjithçka mbetet e hapur, ndërsa finalisti do të vendoset në përballjen e tretë dhe vendimtare mes dy skuadrave, e cila do të zhvillohet në Ferizaj.

