“Pa ujë dhe pa zgjidhje”, banorët e Kamnikut shpërthejnë ndaj Hidromorava

Banorët e lagjes Kamnik në Gjilan kanë reaguar ashpër ndaj Hidromorava për, siç thonë, mosveprimin e shpejtë ndaj defekteve në rrjet.

Reagimi i plotë i banorëve:

Kjo që po ndodh me KRU Hidromorava është krejtësisht e papranueshme dhe tregon mungesë serioziteti ndaj qytetarëve dhe papërgjegjësi totale.

Kur është fjala për pagesat, nuk tolerohet asnjë vonesë, ndërsa kur shpërthen gypi kryesor dhe mbeten lagje të tëra pa ujë, reagimi shtyhet për “nesër”!

Ku është përgjegjësia, ku është ndërhyrja emergjente, pse nuk punohet natën kur dihet që uji është nevojë bazike dhe jo luks?

Qytetarët nuk mund të trajtohen kështu. Duhet përgjigje, duhet veprim dhe duhet zgjidhje menjëherë, jo arsyetime e vonesa të pafundme! E turpshme!

 

Shpërndaj me të tjerët