Taksitë në Gjilan shtrenjtojnë shërbimet, starti 0.65 euro

Një goditje e re ka goditur xhepat e qytetarëve të Gjilanit. Kompanitë e taksive në qytet kanë aplikuar tarifa të reja, duke shënuar një rritje tejet të lartë dhe të paparashikueshme, ku starti tashmë ka arritur në 0.65 euro.

Ndryshimi është drastik po të krahasohet me periudhën paraprake. Nga 0.15 euro sa ishte çmimi fillestar (starti), ai është ngritur në 0.65 euro, një rritje prej më shumë se katërfish që tejkalon çdo parashikim për standardin aktual jetësor.

Tarifat e reja që po aplikohen: starti: 0.65 euro,  kilometri 1.30 euro dhe  pritja (1 orë): 4.00 euro

Kjo ngritje e çmimeve po shihet si pasojë direkte e mos planifikimit  të qeverisjeve lokale për të rregulluar transportin urban në Gjilan.

Në mungesë të një linje efikase të autobusëve, qytetarët mbeten të varur plotësisht nga taksitë, duke u detyruar të paguajnë kosto që konsiderohen të papërballueshme për shumë familje.

Për qytetarët, kjo rritje është tejet e lartë dhe vjen në një kohë kur kostoja e përgjithshme e jetesës ka shënuar rritje në të gjitha sferat.

Kjo rritje konfirmon edhe një herë nevojën urgjente për funksionalizimin e transportit publik, si alternativa e vetme për të mbrojtur buxhetin e qytetarëve nga shtrenjtimet e herëpashershme të operatorëve privatë.

Shpërndaj me të tjerët