Drita bindshëm mposht Llapin, vazhdon e vetme në krye

Drita ka shënuar fitore të thellë ndaj Llapit me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 30-të të Superligës së Kosovës.

Kampionët në fuqi kaluan në epërsi në minutën e 29-të, kur pas një topi të dëbuar nga portieri mysafir Blerim Krasniqi, kapiteni i Dritës realizoi nga afërsia.

Në pjesën e dytë, Drita e vulosi fitoren me edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht në minutën e 48-të u shënua për 2:0, ndërsa në minutën e 64-të rezultati u thellua në 3:0.

Me këtë fitore, Drita kryeson tabelën me 57 pikë, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Ballkani që ka 52 pikë.

Shpërndaj me të tjerët