Sulmuesi i krahut, Edin Basha, ka arritur shifrën prej 100 paraqitjeve zyrtare me SC Gjilanin.
Dalmatini nga Pula, i cili iu bashkua klubit në vitin 2023, është bërë një nga shtyllat e sulmit të “Skifterave”.
Gjatë këtij stinori, Basha ka regjistruar 29 paraqitje, duke realizuar 5 gola dhe 2 asistime.
Megjithatë, ky përvjetor vjen në një moment vendimtar për të ardhmen e tij, pasi kontrata aktuale e sulmuesit skadon në qershor të këtij viti.
Mbetet të shihet nëse palët do të rinovojnë bashkëpunimin pas këtij rrugëtimi të suksesshëm.

