“Na nesër të pranuar jemi”, kujtimi i veçantë i Driton Latifit për Fadil Vokrrin

Gazetari shumëvjeçar i sportit, Driton Latifi, ka ndarë një nga kujtimet më të veçanta të karrierës së tij, një bisedë telefonike me legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri, vetëm një natë para pranimit historik të Kosovës në UEFA.

Sipas Latifit, emocionet dhe pasiguria ishin të mëdha:

“Fadil, po tutna se nuk na kalon pranimi?”,  i kishte thënë ai, duke iu referuar pengesave ligjore, përfshirë faktin që Kosova nuk ishte pjesë e OKB-së.

Por përgjigjja e Vokrrit ishte plot siguri dhe besim:

“O Driton, ligjin e shkruan njeri edhe e ndërron… Na nesër të pranuar jemi.”

Edhe pse Latifi mbetej skeptik, Vokrri ishte i bindur në suksesin që do të vinte.

Dhe të nesërmen, historia u shkrua.

“Hahahaha, çka thojshe ti…” , i kishte thënë Vokrri me humor, pasi Kosova u pranua në UEFA.

Latifi e përshkruan këtë moment si një ndër më të veçantit, duke theksuar besimin e jashtëzakonshëm dhe vizionin që kishte Vokrri për futbollin kosovar,  një besim që në fund u bë realitet.

Shpërndaj me të tjerët