Lagjja e Vjetër në Gjilan në lulëzim: gjelbërim, lule dhe pastërti shembullore
Lagjja e vjetër në Gjilan, përmes disa fotove të publikuara në faqen e saj zyrtare, ka shfaqur një pamje tërheqëse pranverore, ku dominojnë lulet e çelura, hapësirat e gjelbëruara dhe një nivel i lartë pastërtie.
Kjo lagje njihet për blloqet e ndërtesave të ndërtuara me materiale të gatshme, të realizuara nga ish-ndërmarrja ndërtimore “Morava e Binqës”, e cila dikur konsiderohej lidere në rajon për ndërtimet e larta.
Sot, përveç vlerës së saj arkitekturore, lagjja po dëshmon edhe përkushtim të vazhdueshëm të banorëve për mirëmbajtje dhe ambient të shëndetshëm.

