AKTUALE/ Personalitete amerikane në Kosovë, mirëpriten nga Burim Korqa

Burim Korqa mirëpret delegacion amerikan në kuadër të jubileut AMERICA 250

Drejtori i Institutit për Paqe dhe Siguri në Kosovë,  Burim Korqa, ka pritur një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të aktiviteteve të jubileut AMERICA 250.

Korqa bëri të ditur se, në cilësinë e anëtarit të Bordit Organizativ të AMERICA 250, pati nderin të mirëpresë profesorët Daniel Serwer dhe Edward P. Joseph, si dhe Besa Tafilaj Pinchotti dhe Mario Marquez.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje të veçantë për Dr. Faton Bislimin, organizatorin e kësaj ngjarjeje, duke vlerësuar vizionin dhe përkushtimin e tij në organizimin e këtij jubileu historik.

“God Bless America. Mirë se erdhët në Kosovë!”, ka shkruar Korqa.

Shpërndaj me të tjerët