LAJM I HIDHUR/ Ndahet nga jeta Haki Adem Leci, veteran i UÇK-së dhe pjesëtar i Policisë së Kosovës

Është ndarë nga jeta 57-vjeçari Haki Adem Leci nga Kamenica,  veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtar i Policisë së Kosovës. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në Facebook.

Me dhimbje të madhe, familja ka njoftuar se është ndarë nga jeta i dashuri i tyre Haki Adem Leci, një njeri i urtë, i ndershëm dhe atdhetar i përkushtuar, i cili jetën ia kushtoi lirisë, mjekësisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Gjatë luftës, Hakiu iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kontribut të çmuar në përpjekjet për liri. Pas çlirimit, ai vazhdoi t’i shërbente atdheut me të njëjtin përkushtim si pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke punuar me profesionalizëm, ndershmëri dhe përgjegjësi.

Familjarët dhe të afërmit e kujtojnë si një burrë me karakter të fortë, zemër të madhe, mik besnik dhe familjar të përkushtuar. Jeta dhe veprimtaria e tij janë dëshmi e dashurisë për atdheun, e cila shprehet jo vetëm me fjalë, por mbi të gjitha me vepra dhe sakrifica.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Kujtimi për Haki Adem Lecin dhe shërbimi i tij ndaj Kosovës do të mbeten të paharruara.

Do të na mungosh përgjithmonë, kushëri i dashur!

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët