Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka pranuar një donacion në vlerë prej 20 mijë eurosh nga Shtëpia Botuese “Berati”, i dedikuar për pasurimin e bibliotekave të shkollave dhe të Bibliotekës së Qytetit.
Donacioni përfshin 6,450 ekzemplarë librash, lektyrash dhe botimesh të ndryshme, të cilat do të jenë në shërbim të nxënësve, mësimdhënësve dhe lexuesve të të gjitha moshave.
Nga DKA vlerësohet se ky kontribut do të ndikojë në rritjen e qasjes në literaturë cilësore, nxitjen e kulturës së leximit dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin arsimor e kulturor.
Drejtoria Komunale e Arsimit ka shprehur mirënjohje për Shtëpinë Botuese “Berati” për këtë mbështetje, duke theksuar se investimet në libra janë investime në dije, edukim dhe zhvillimin intelektual të gjeneratave të reja.

