Shkolla “Agim Ramadani” në Zhegër pranon 208 lektyra dhe mirënjohje nga “Dukagjini”
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit ka pranuar një mirënjohje dhe 208 lektyra shkollore për klasat 1–5 nga Sh.P.K “Dukagjini”, në kuadër të aktiviteteve dhe bashkëpunimit për mbështetjen e arsimit.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i shkollës, Rrahman Agushi, i cili ka theksuar se ky është një kontribut i rëndësishëm për nxënësit dhe për procesin edukativo-arsimor.
“Ky gjest është një mbështetje shumë e vlefshme për nxënësit dhe për procesin edukativo-arsimor në shkollën tonë.
Kontributi i tyre ndihmon në pasurimin e bibliotekës dhe në nxitjen e dashurisë për lexim te fëmijët tanë”, ka thënë Agushi.
Ai ka falënderuar Sh.P.K “Dukagjini” për këtë mbështetje dhe për përkrahjen e vazhdueshme ndaj arsimit.
Sipas tij, ky bashkëpunim është një motivim shtesë për stafin dhe nxënësit, për të vazhduar me përkushtim punën në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.

