Drita sjell buzëqeshje në Ditën Botërore të Autizmit

Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë – luajmë së bashku!

Sot, në Ditën Botërore të Autizmit, fusha e FC Dritës u mbush me buzëqeshje që vlejnë më shumë se çdo gol. Këta kampionë të vegjël na kujtuan se ndryshimi nuk është pengesë, por një ngjyrë më shumë që e bën botën tonë më të bukur.

Kjo ditë u shënua në bashkëpunim me kopshtin “Ardhmëria 1” dhe edukatoret Adelina Poçesta dhe Njomza Ahmeti, të cilat ideuan dhe realizuan këtë aktivitet në bashkëpunim me klubin.

Ky aktivitet u zhvillua në stadiumin e qytetit me bar sintetik, aty ku Drita zhvillon seancat stërvitore dhe luan ndeshjet.

Fëmijët patën rast të luajnë dhe të fotografohen me futbollistët kampionë të Dritës, të cilët ishin prezent dhe kontribuan në këtë aktivitet kushtuar kësaj dite.

Le të vazhdojmë të ndërtojmë një botë ku çdo fëmijë ndihet i pranuar, i dashur dhe i barabartë , sepse buzëqeshjet e tyre janë fitorja jonë më e madhe.

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët