Ka ndërruar jetë sot në moshë të thyer Nazmije Zeqiri, nëna e ish-futbollistit të njohur nga Gjilani, Arben Zeqiri. E ndjera ka ndërruar jetë rreth orës 11:00 në Repartin e Kardiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Arben Zeqiri përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e nënës së tij, duke e cilësuar si mbështetjen dhe ngrohtësinë më të madhe të familjes.
”Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen e humbjes së nënës. Sot u shua një zemër që rrahu gjithë jetën për ne. Do të mbetesh përgjithmonë në zemrat tona, në çdo kujtim e në çdo lutje,” është shprehur ndër të tjera Zeqiri.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit të së ndjerës do të bëhet nesër (e enjte, 27 gusht), me namazin e Ikindisë, në varrezat e qytetit në Gjilan.
