Ekonomi/ Bekim Bekim Salihu përfundon trajnimin e specializuar për pasuritë e paluajtshme

Këshilltari komunal nga radhët e LVV-së në Gjilan, njëherësh ish-drejtor i Kadastrës, Bekim Salihu, ka shënuar një sukses të ri në ngritjen e tij profesionale.

Ai ka njoftuar përfundimin me sukses të trajnimit profesional në fushën e Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme, një fushë kritike për zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e pronave.

Salihu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë detaje nga kjo përvojë, duke theksuar se ky trajnim është një hap i rëndësishëm në avancimin e njohurive të tij në gjeodezi, kadastër dhe analizën e tregut të pronave.

Gjatë këtij cikli trajnues, Salihu ka avancuar njohuritë mbi: bazat dhe metodat profesionale të vlerësimit, analizën e tregut të pronave dhe tokës, faktorët kyç që ndikojnë në vlerën e pasurisë dhe proceset e investimeve në patundshmëri.

Në përmbyllje të njoftimit të tij, Salihu ka zgjedhur një thënie të fuqishme të Malcolm X, duke përforcuar idenë se toka mbetet kolona vertebrale e pavarësisë dhe drejtësisë: “Revolucioni bazohet në tokë. Toka është baza e gjithë pavarësisë. Toka është baza e lirisë, drejtësisë dhe barazisë.”

Ai ka shprehur mirënjohje për Odën Ekonomike të Kosovës, ligjëruesit dhe kolegët, duke e cilësuar këtë si një eksperiencë të vlefshme që do t’i shërbejë në angazhimet e tij të mëtutjeshme profesionale dhe publike në shërbim të qytetarëve të Gjilanit.

 

Shpërndaj me të tjerët