Drejtori i Administratës së Përgjithshme në Gjilan, Elbasan Shabani, ka njoftuar se kërkesat e tij drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme tashmë kanë marrë formë ligjore dhe kanë hyrë në fuqi.
Përmes një njoftimi, Shabani bëri të ditur se Ministri Xhelal Sveçla ka miratuar ndryshime substanciale që prekin drejtpërdrejt qytetarët nga Lugina e Preshevës, duke u hequr barriera që dikur ishin pengesë për pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës.
Ndryshimet kryesore që kanë hyrë në fuqi janë: për të gjithë personat që gjuhë amtare kanë njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës, ky test nuk do të jetë më i nevojshëm dhe kjo kategori tashmë do të përfshihet si kriter valid për fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Shabani i ka cilësuar këto ndryshime si një hap konkret dhe një lehtësim të madh për qytetarët e Kosovës Lindore, duke falënderuar institucionet qendrore për mbështetjen e kësaj nisme.
“Këto ndryshime përfaqësojnë një lehtësim të rëndësishëm dhe një hap konkret në mbështetje të qytetarëve të Luginës së Preshevës,” ka përfunduar Shabani.

