EKONOMI/ Kompania gjilanase që po pushton tregun evropian shpall konkurs pune

 “Hector Kuzhina” kërkon punëtorë të rinj

Një nga kompanitë më stabile në Gjilan dhe më gjerë, “Hector Kuzhina”, e cila tashmë është shndërruar në një brend të fuqishëm, ka shpallur konkurs për vende të reja pune.

Kjo ndërmarrje ka arritur të ndërtojë një emër të fuqishëm falë prodhimit të kuzhinave që dallohen për dizajnin modern, materialet cilësore dhe një korrektësi maksimale në çdo proces të punës si kundër edhe saktësinë në punim.

Ky përkushtim ndaj detajeve ka bërë që produktet e “Hector Kuzhina” të jenë tejet të kërkuara në tregun perëndimor, duke u eksportuar rregullisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Përveç standardeve të larta në prodhim, kompania njihet gjerësisht për korrektësinë e treguar ndaj klasës punëtore, duke garantuar trajtim dinjitoz, respektim të kontratave dhe një mjedis profesional bashkëpunues.

Për të gjithë ata që synojnë të bëhen pjesë e një ekipi që kombinon dizajnin e nivelit lartë me korrektësinë njerëzore dhe profesionale, ky konkurs është një mundësi e shkëlqyer punësimi.

Ja publikimi i plotë:

Pozita të hapura për punësim

Lokacioni: Gjilan

Kompania jonë është në kërkim të punëtorëve të përgjegjshëm dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë.

Pozitat e hapura:

  • 2 x Operatorë në sharrë

Nëse jeni të interesuar për një vend pune në një ambient profesional dhe bashkëpunues, na kontaktoni për më shumë informata ose aplikoni tek ne.

Aplikoni në email: info@hectorkuzhina.com

Ose thirrni në: 044 950 422

 

Shpërndaj me të tjerët