Drejtoreshat Kadriu e Arifi, të përkushtuara për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, ka prit drejtoreshën ekzekutive të Institutit për Politika Sociale, Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut Zahide Arifi.
Drejtoresha, tha se janë njoftuar nga afër me aktivitetet qe këtij instituti, duke theksuar se bashkëpunimi do të sjell edhe rezultate pozitive.
Në takim është diskutuar lidhur me forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Drejtoreshat ritheksuan përkushtimin e tyre për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe rëndësinë e ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
Palët u dakorduan për hapat e ardhshëm dhe realizimin e iniciativave të përbashkëta në shërbim të komunitetit.

