Hyseni takon komandantin e KFOR-it Lindje, diskutohet për sigurinë në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, zhvilloi një takim zyrtar me Kolonelin Sam Sargeant, Komandant i Komandës Rajonale-Lindje të KFOR.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për situatën e sigurisë në Gjilan dhe rëndësinë e ruajtjes së një ambienti të qetë për qytetarët.

Kryetari Hyseni prezantoi prioritetet komunale, ndërsa të dy palët rikonfirmuan gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë në funksion të stabilitetit dhe sigurisë.

Vizita vlerësohet si dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të KFOR-it për mbështetjen e sigurisë publike në komunë.

Shpërndaj me të tjerët