Nga 29 deri më 31 maj 2026, në Stamboll po mbahet Kampionati Ballkanik i Karatesë për grupmoshat 8-13 vjeç, ku po marrin pjesë mbi 1200 garues nga 13 shtete të Ballkanit.
Pjesë e Përfaqësueses së Kosovës janë edhe pesë garues nga Gjilani, të cilët vijnë nga klubet “AS”, “Agim Ramadani” dhe “Katana”.
Nga K.K. “AS” po garojnë Kiara Beqiri dhe Alnisa Miftari, nga K.K. “Agim Ramadani” Hira Fazliu dhe Amra Demaj, ndërsa nga K.K. “Katana” po merr pjesë Noar Veliu.
0Për shumicën e garuesve gjilanas kjo është hera e parë që marrin pjesë në një Kampionat Ballkanik, ndërsa Amra Demaj po paraqitet për herë të tretë në këtë nivel garash, nga e cila pritet paraqitje me përvojë dhe rezultate sa më të mira.
Ekspedita e Kosovës po merr pjesë me 45 garues/e, si dhe me ekipin e trajnerëve dhe gjyqtarëve, duke numëruar afro 80 persona.
Delegacionit të Kosovës po i prin kryetari i Federatës, B. Baruti, së bashku me sekretarin N. Gashi, ndërsa ekipin sportiv po e udhëheqin drejtori sportiv Alban Beqiri dhe selektorja Elona Kolgeci, bashkë me trajnerët e ekipit kombëtar.
