Karateistët e KK “AS” nga Gjilani shkëlqejnë me 13 medalje

Klubi i Karatesë “AS” nga Gjilani ka arritur një sukses të madh në Kampionatin Shtetëror të Kosovës për grupmosha dhe seniorë, i cili është mbajtur të shtunën në Prishtinë.

Me gjithsej 11 garues pjesëmarrës, ky klub ka arritur të sigurojë 13 medalje, duke dëshmuar formën e mirë dhe përgatitjen e sportistëve të tij.

Sipas trajnerit të klubit, Alban Beqiri, karateistët e KK “AS” kanë fituar 4 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 7 të bronzta.

Fituesit e medaljeve janë:
Kiara Beqiri – dy medalje të arta në Kata dhe Kumite
Malik Sadiku – medalje e artë, kampion në Kumite
Omer Shaqiri – medalje e artë, kampion në Kumite
Dimal Lakna – dy medalje të argjendta, nënkampion në Kata dhe Kumite
Dua Hajrullahu – medalje e bronztë në Kata
Nejla Hajrullahu – medalje e bronztë në Kata
Bora Gagica – medalje e bronztë në Kata
Alnisa Miftari – dy medalje të bronzta në Kata dhe Kumite
Elorinë Musliu – medalje e bronztë në Kumite
Hatigje Zejnullahu – medalje e bronztë në Kumite

Ky rezultat konsiderohet një sukses i rëndësishëm për KK “AS” nga Gjilani, duke konfirmuar punën dhe përkushtimin e garuesve dhe stafit të klubit në arenën e karatesë në Kosovë.

Shpërndaj me të tjerët