KOMUNITET/ Policia e Gjilanit nderon policët e rënë në detyrë, viziton familjet e tyre

Në shënim të Ditës së Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, kolonel Agron Rukiqi, së bashku me stafin e tij dhe në shoqërim të kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, kanë vizituar familjet e policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Gjatë këtyre vizitave u shpreh respekti i thellë, nderimi dhe mirënjohja për sakrificën e policëve, heronjve të Kosovës, të cilët dhanë jetën në shërbim të ligjit, rendit, qetësisë dhe sigurisë së qytetarëve.

Në kuadër të vizitave u nderua edhe kujtimi për policin Lazim Rexhepi, polici i parë i Policisë së Kosovës i rënë në kryerje të detyrës, ndërsa u vizitua edhe familja e policit Jahi Maliqi, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e tij.

Kujtimi dhe vepra e tyre, së bashku me të gjithë policët e rënë në kryerje të detyrës, mbeten pjesë e historisë së Policisë së Kosovës dhe e kujtesës së përbashkët.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ruajë me nderim të përhershëm kujtimin për të gjithë policët e rënë në kryerje të detyrës dhe të qëndrojë pranë familjeve të tyre, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre në shërbim të vendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve.

Shpërndaj me të tjerët