Konsullata shqiptare në Bujanoc, hap historik për Luginën

Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Luginën e Preshevës

Dje, u bë publike nga vetë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha,për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc, dhe përshëndesim inciativën konkrete për hapjen e kësaj Konsullate të Shqipërisë në Bujanoc.

Shpresoj se Shqipëria, do të vazhdon jo vetëm në zbatimin dhe finalizimin e këtij projekti në hapjen e Konsullatës, por do të vazhdoj të kryej obligimin Moral, Kombëtar e Kushtetues të afroj mbështetje,angazhim e përkushtim duke investuar në projekte tjera për shqiptarët e kësaj Krahine.

Shqipëria kërkohet të jetë më pranë jo vetëm në mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive, por edhe në kultivimin e identitetit, dinjitetit shqiptar jashtë kufijve, prandaj është dhe duhet të jetë detyrë Kombëtare që Udhëheqë Shteti Amë.

Forcimi i pranisë diplomatike të Shqipërisë në këtë Rajon, është një hap strategjik, pasi shqiptarët janë më të diskriminuarit në të gjithë Europën.

Mbi të gjithë nuk e ka të zgjidhur statusin politik e juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, përmesë mjeteve politike e demokratike nën prezencën dhe monitorimin ndërkombëtarë duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive.

Pas hapjes së vonuar të kësaj Konsullate shqiptare në Bujanoc, uroj që Parlamenti i Shqipërisë për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të dënoj DISKRIMINIMIN, si SPASTRIM ETNIK-PASIVIZIMI I ADRESAVE të shqiptarëve në Serbi.

Por edhe të ndërtoj një qëndrim të artikuluar-duke ndërtuar dhe mbajtur qëndrim të drejt, objektiv një qëndrim institucional të Republikës së Shqipërisë, mbi Referendumin e 1 e 2 mars 1992, për kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, dhe marrëveshjen e Konçulit.

Na mban shpresa se nuk do të jetë investimi i vetëm i Tiranës zyrtare në këtë Krahinë, por do të presim investime, konkrete në mbështetje dhe veprime për hapjen e zyre ndërlidhëse në Tiranë, që është më se e domodoshme.

Po ashtu Parlamenti i Shqipërisë , do të ndihmonte ngritjen e kësaj teme, debatin parlamentar përmesë caktimit të një pike të posaqme të rendit të punës mbi pasivizimin e adresave, mos përfaqësim proporcional në nivelin lokal dhe qendror të Serbisë.

Kemi shtim të diskriminimit në gjithë segmentet e jetës në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, dhe miratimin e një REZOLUTE. Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Rajonin e Luginës së Preshëvës, dhe gjithë shqiptarët në Serbi.

Është ndihmes ndër shumë sfida të mbijetesës në ruajtjen e substancës, të mbrojm sakrificën dhe kontributin e luftës së armatosur si sfida të së ardhmes, ngritja, në nivelin më të lartë të ndërkombëtarizimit të kësaj çështje.

Hapja e kësaj Konsullate është kryemesazhi e reflektim se Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e bredshme e Serbisë, dhe se vërtet Shqipëria përkrah dhe bashkë do të jemi një zë i artikuluar.

Ende na duhet vazhduar të manifestojm rezistencë politike, me mjete paqësore për të drejtat individuale e kolektive.

Nga Shqipëria, edhe më tej presim, të investojn në kulturë, në ruajtjen e trashigimis kulturo-historike, në informim,në sport, në arsim veçmas në shkollimin e kuadrove universitare.

Përtej kësaj edhe të avokojn dhe lobojn në instanca e makanizma më të larta të BE-së dhe OKB-ës.
Shqipëria Amë, më së miri e mbron FRYMËN SHQIPTARE, pikërisht në Bujanoc, në Krahinën e Preshevës, dhe gjithënadej Serbisë, dhe është një kontribut, në sigurimin e një të ardhme më të ndritur dhe të sigurt për shqiptarët kudo.

19 prill 2026
*Vështrim nga Refik Hasani.

Shpërndaj me të tjerët